Dibër/ Aksident i trefishtë në aksin Peshkopi-Maqellarë, 2 të plagosur

Dibër/ Aksident i trefishtë në aksin Peshkopi-Maqellarë, 2 të plagosur

Foto ilustruese

Dibër - Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku një automjet "Land Rover", është përplasur me dy automjete të tjera.

Policia bën me dije nga shoferi i automjetit tip "Land Rover", i identifikuar me inicialet H.K., ka humbur kontrollin gjatë drejtimin dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me shoferë shtetasit me inicialet A.L. dhe T.A.

"Me datë 17.12.2023,  në, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip "Land Rover", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me  drejtues shtetasit A.L., dhe T.A.",- njofton policia.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shoferi me inicialet A.L. dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu