DIBËR - Në Peshkopi, një gruaje rreth 50 vjeçe iu rrezikua jeta, ndërsa transporti i saj me automjet drejt spitalit ishte i pamundur, për shkak të rrugëve të bllokuara nga moti i keq.

Gjulsie Sada banuese në fshatin Klenjë të Komunës Trebisht të Peshkopisë ka pasur shumë hemorragji, ndërsa u desh mbërritja e një helikopteri nga Tirana për të bërë të mundur transportimin e saj, ku ndodhet nën kontrollin e mjekëve dhe jashtë rrezikut.

Ndërkohë autoritet vendore të Komunës Trebisht, vendosën që të dërgojnë një fadromë për të marrë 50-vjeçaren, pasi rrugët e fshatit janë të bllokuara nga reshjet e dëborës dhe për ta dërguar me pas drejt Peshkopisë.

Por edhe kjo mundësi u hodh poshtë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të 50-vjeçares. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)