Dibër, gjendet i vdekur në
borë 63 vjeçari, izolohet Puka

Dibër, gjendet i vdekur në<br />borë 63 vjeçari, izolohet Puka
TIRANE- Për të ditën dytë, vazhdon të jetë e rënduar situata, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës sidomos në veri dhe verilindje të vendit. Izolohet Puka. Situatë e vështirë dhe në qarkun e Shkodrës, Dibër, Kukës, Gjirokastrës. Policia: Shpëton 2 emigrantë, u izoluan nga bora në Fushë Bulqizë. Në Dibër vdes Xhevat Muka, kishte vajtur në godinën e komunës Gorishtë të marrë asistencën sociale.

Ora 12: 45 DIBER, SHKON TE MARRE ASISTENCEN, VDES NE BORE
Në Dibër shënohet viktima e parë e të ftohtit Siberian. Një 63 vjeçar është gjetur i ngrirë në borë paraditen e sotme në komunën e Gjoricë. Disa persona afër familjes së viktimës bëjnë të ditur për shqiptarja.com, se Xhevat Muka, pasditen e djeshme, rreth orës 17:00 kishte udhëtuar nga fshati i tij, Qeranec, drejt godinës së komunës Gjoricë, për të marrë asistencën sociale, por nuk është kthyer më. Mesa duket era e fortë dhe reshjet e dendura të dëborës, që kanë përfshirë gjithë qarkun e Dibrës prej dy ditësh, nuk e kanë lejuar të moshuarin të vazhdonte më tej. Familijarët të shqetësuar për mos mbërritjen e tij kanë nisur kërkimet dhe me ndihmën e disa banorëve e kanë gjetur atë në borë, rreth orës 10;00 të paradites së sotme. Sipas këtyre burimeve, asistenca sociale që do të mirrte 63 vjeçari ishte vetëm 19 mijë lekë të vjetra, dhe rruga nga komuna drejt fshatit Qeranec ishte 1 orë. Një fadromë po punon për të marrë trupin e pajetë të viktimës për ta dërguar në shtëpi ku do ti bëhet ceremonia mortore.


PUKE, S'KA MJETET E DUHURA PER PASTRIMIN E BORES, NE KOMUNEN FIERZE KERKOHEN NDIHMA USHQIMORE
Që prej mesnatës së të enjtes Puka është izoluar totalisht, pasi akset nacionale që e lidhin me Tiranën dhe Shkodrën, Fushë Arrëz- Mirditë, janë të bllokuara nga bora. Reshjet e dëborës të shoqëruara dhe me erë të fortë kanë vazhduar gjithë natën, ndërsa sot në mëngjes ato janë pakësuar por vien në formën e akullit. Trashësia e borës në qytet arrin në 70 cm, ndërsa temperaturat kanë zbritur në -16 gradë Celcius.
 Policia thotë se firmat që mirëmbajnë rrugët në këtë qark nuk kanë mjetet e duhura për të pastruar borën në raste të tilla.  Mjeti që mbante të hapur Fushë Arrëz- Gjegjan është prishur, po kështu dhe ai që mban të hapur segmentin Fushë- Arrëz. Situata është raportuar dhe në Drejtorinë e Emergjencave në Tiranë, ndërsa vijnë dhe problemet e para banorët e izoluar. Kryetari i komunës Fierzë, Vasil Myslia thotë se disa familje të varfëra në fshatin Buxhon kërkojnë ndihma ushqimore.

DIBER, IZOLOHEN KOMUNAT
Në qarkun e Dibrës janë të izoluar të gjitha komunat. Aksi nacional Peshkopi- Tiranë është i kalueshëm vetëm me një korsi, dhe është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve. Komunat Trebishtë, Ostren janë prej tre ditësh pa energji elektrike, dhe trashësia e borës në këto komuna arrin mbi 1.20 cm.Ndërkohë që policia e Bulqizës ka mundur të shpëtojë 2 persona të cilët kishin ngecur në mes të borës në Fushë Bulqizë. Dy emigrantët ishin nisur nga Italia në drejtim të Peshkopisë, në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm ( e premte) kur janë bllokuar nga bora në Fushë Bulqizë. Emigrantët kanë njoftuar familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë. Emigrantët kanë qëndruar deri në orën 03:00 të bllokuar nga bora, ndërsa nga policia raportohet se gjetja e tyre ka qenë e vështirë, pasi reshjet e borë të shoqëruara nga era e fortë kishin mbuluar tërësisht makinën.
Borë pastrueset punojnë në këtë aks, por është e vështirë pasi fryn erë e madhe dhe rikthen sërish borën e hequr.

KUKES, TE BLLOKUARA AKSET, I LIRUAR VETEM MORINE - KALIMASH
Në Kukës trashësia e borës në qytet arrin në 80 cm. Vetëm aksi Morinë-Kalimash është i kalueshëm me zinxhirë, ndërsa akset e tjera rurale dhe ndërurbane janë të bllokuara.
SHKODER NE NGRICE, AKSET NJE KALIMSHME
Në qarkun e Shkodrës, rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me një korsi, e përdorim të detyrueshëm të zinxhirëve. Ndërsa Brenda në qytet raportohet se ka vështirësi edhe nga ngricat.
BORE DHE NE GJIROKASTER, KORCE, ELBASAN
Reshjet e borës vazhdojnë edhe në qarkun e Gjirokastrës. Në Korçë Qafë Thana, Qafa e Qarrit, akset Ersekë-Leskovik, Korçë-Kapshticë, Korçë-Liqenas janë të kalueshme me zinxhirë. Ndërsa janë të bllokuara komuna Dardhë dhe aksi Korçë-Voskopojë bllokuar.
Në Elbasan nuk ka probleme në akset nacionale, janë të bllokura komunat e thella malore si Stëblevë, Zavalinë dhe Stravaj. Në Durrës nuk do të lejohet lundrimi i peshkarexhave.

MPPT: AKSET E BLLOKUARA NE MENGJES
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit Publik njofton për situatën në akset rrugore nacionale deri në orën 08: 30 minuta. Rruga Milot – Kalimash qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Rruga me nje kalim për mjetet e vogla nga hyrje dhe dalje të tunelit – Fushë Dukagjin. Fushe Dukagjin – Morinë qarkullimi me katër kalime.
Akset e bllokuar: Vicisht – Stebleve – Lunik (Aksi Ura e Cerenecit – Librazhd), Muhurr – Qafe Draj, Topojan – Shishtavec, Kukes – Draj Reç, Puke – Qafe Qele (ne vendin e quajtur Luf), Lunik – Stebleve (Aksi Librazhd – Stebleve), Elbasan – Gjinar jane 7 km rruge te bllokuara pasi ka rene shume bore, Rruga e Dardhes, Korcë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024