DIBËR - Krimi në familje shënon një tjetër viktimë. Kryetari i PS-së në Kalanë e Dodës, Kadri Visha 55 vjeç u qëllua për vdekje dy herë me sëpatë në kokë nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare Agime. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në fshatin Ceren të Kalasë së Dodës në orët e para të mëngjesit të së martës, ndersa per te realizuar krimin gruaja ka perfituar nga fakti qe bashkeshorti i saj ishte ne gjume.
Policia e njoftuar për vrasjen nga banorët e zonës u nis drejt vendit të ngjarjes ku bëri dhe arrestimin e 45-vjeçares. Burime pranë prokurorisë së Dibrës thanë për Shqiptarja.com se xhelozia dyshohet të jetë shkaku i këtij krimi të rëndë. E pyetur nga grupi hetimor, 45 vjeçarja nuk ka shprehur pendesë për atë që kishte bërë, teksa ka thënë se kishte kohë që e kishte menduar të vriste burrin e saj.
Çifti prej kohësh ishte në konflikt me njëri tjetrin për shkak të skenave të xhelozisë së 45-vjeçares. Dy bashkëshortët jetonin të vetëm në banesë, pasi katër fëmijët e tyre ishin të martuar dhe ishin larguar nga shtëpia prej pak vitesh.
Agime Visha dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka kryer krimin e rëndë. Burime per Shqiptarja.com thane se prej vitesh Agime Visha mjekohej per depresion ne spitalin e Peshkopise.
Pas ngjarjes tragjike, Agime Visha ka njoftuar të afërmit e saj për krimin e kryer dhe ka pritur ardhjen e policisë.
Viktima Kadri Visha ishte prej dy vitesh kryetar i Partisë Socialistë në Kalanë e Dodës në Dibër, ndërsa disa mandate ka qenë edhe anëtar këshilli në komunën e Kalasë së Dodës, tashmë të shkrirë me ndarjen e re territoriale.
Dëshmia e gruas
45 vjeçarja Agime Visha, para grupit hetimor ka pranuar krimin që kishte kryer mëngjesin e së martës. Në dëshminë e saj, gruaja ka treguar me detaje atë që kishte ndodhur para se të kryente aktin e rëndë. Zonja Visha është shprehur se mbrëmjen e së hënës kishte debatuar ashpër me bashkëshortin e saj, pasi ai kishte shkuar në shtëpi. Po sipas saj, debatet mes tyre ishin të shpeshta dhe shkak për këtë ka qenë xhelozia nga ana e Agimes.
“Kishim kohë që debatonim me njeri-tjetrin dhe shkak për këtë gjë ka qenë xhelozia. Të hënën në darkë Kadriu ka ardhur në shtëpi më vonë se vinte zakonisht dhe për këtë kisha dyshimet se mund të kishte qenë me ndonjë grua tjerët. Për këtë gjë debatuam shumë dhe situata që po krijohej mes nesh nuk po arrija ta duroja dot më. Sa herë që i shprehja shenja xhelozie ai më thoshte se isha e sëmurë për këtë gjë”, ka deklaruar para hetuesve 45 vjeçarja. Më tej, gruaja ka thënë se kishte kohë që e kishte menduar të bënte një akt të tillë dhe se sëpatën me të cilën kishte kryer krimin kishte pak ditë që e mbante në dhomë.
“E kam menduar edhe më parë të bëja këtë krim sepse nuk po duroja dot më situatën që krijohej çdo ditë. Burrin e vrava kur ai ishte në gjumë dhe sëpatën kisha pak ditë që e mbaja në dhomë”, ka përfunduar ajo.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO