Dhuna që ushtrojnë mësuesit ndaj nxënësve sidomos në rrethe të largëta të vendit është bërë tashmë e paprecedentë. Një mësuese në qarkun e Dibrës në mënyrë të tmerrshme godet me litar, madje arrin deri aty sa i’a vë litarin në fyt një nxënësi në mes të klasës.

Por pavarësisht fakteve të filmuara e të bëra publike në rrjetin social Facebook “Jeta Osh Qef” policia thekson se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka shoqëruar 27 vjeçaren mësuese në shkollën “Selim Alliu”
 
 Ky është skandal i rradhës dy javë pas atij pas atij të  Bulqizës, ku mësuesi i dehur dhunoi me dru zjarri 12 nxënës në shkollën 9-vjeçare në Ostren