Dibër, ndaluan punonjësen që shpërndante pensionet, nën hetim kandidati për deputet i PD dhe 4 anëtarë të grupit të armatosur për mbrojtjen e votës

DIBËR- Pesë anëtarë të grupit të armatosur të PD-së për mbrojtjen e votës janë vënë nën hetim nga policia në Dibër, pasi kanë ndaluar një punonjëse të postës së Maqellarës me pretendimin se ishte duke blerë vota. Mes të ndaluarve është dhe kandidati për deputet i PD-së, Luan Haka.

Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, punonjësja ishte me detyre shpërndarëse e pensioneve, por PD pretendon se do të shpërndaheshin para në këmbim të blerjes së votës.

Simpatizantët e PD-së për të cilët policia nisi hetimet janë Behar Dema,  Aranit Osmani, Arben Strazimiri dhe Gjergj Muça. Sipas policisë, në makinën e punonjëses së postës, nuk është gjetur asnjë send që lidhej me procesin zgjedhor.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit : A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O.,  banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)

Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme,  në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor  dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale" Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", njofton Policia. 

Më herët janë ndaluar dhe tre anëtarë të grupit të armatosur të PD-së  “për mbrojtjen e votës në Korçë, pasi kanë vijuar aktivitetin e tyre të paligjshëm duke ndaluar makinën e administratorit të Vreshtasit, Qezar Bezati, me pretendimin se po vidhen votat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve