Policia e Dibrës ka parandaluar një vrasje të porositur, ndërsa ka vënë në pranga tre autorët si dhe ka shpallur në kërkim porositësin.
Efektivët e antiterrorit dhe krimeve të rënda kanë vënë në pranga Leonard Xhixha, 24 vjeç, banues në Fushë-Krujë; Bujar Leza 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë si dhe shtetasin V.C 21 vjeç me banim në fshatin Gjoricë, rrethi Bulqizë.
Sipas policisë në kërkim është shtetasi me inicialet M.O 33 vjeç me banim në Gjoricë. Nga hetimet, këta tre shtetas në datën 10 nëntor 2014, rreth orës 22:00, në fshatin Gjoricë të rrethit Bulqizë, kanë tentuar të vrasin shtetasin me inicialet F.A, me banim në fshatin Gjoricë të rrethit Bulqizë.
Nga hetimet e kryera nga policia, dyshohet se shtetasit Leonard Xhixha dhe Bujar Leza me banim në Fushë-Krujë, të ndihmuar edhe nga një banor i fshatit Gjoricë, rrethi Bulqizë me inicialet V.C, të porositur nga shtetasi me inicialet M.O banor i fshatit Gjoricë, i cili është shpallur në kërkim nga policia, po përgatiteshin të vrisnin shtetasin me inicialet F.A, vjeç 20, banor i fshatit Gjoricë rrethi Bulqizë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave policore është bërë e mundur parandalimi i vrasjes, dhe kapja e autorëve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO