Pasioni i mori jetën. Një 38-vjeçar i apasionuar pas hiking, alpinizmit dhe shpellave ka humbur jetën në Klos si pasojë e mbytjes në lumin Mat. Erkin Lika ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvitje me litar.

Jo vetëm për kënaqësi personale, por 38-vjeçari ishte gjithashtu pjesë e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë. Mësohet se kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Erkin Likës vazhdojnë poshtë Urës së Vashës dhe përreth.

38-vjeçari, banues në Tiranë, ishte specialist i rrjeteve të fibrave optike dhe speleolog i certifikuar e trejnuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Gjithashtu, Erkin Lika ishte dhe një nga themeluesit e organizatës speleologjike, Shoqata Speleologjike Shqiptare.

Lajm në përditësim...