TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka vendosur në izolim për 3 muaj, 3 vëllezërit Bushgjokaj pas përplasjes fizike brenda në kafazin e GJKKO-së me të pandehurin tjetër Petrit Çakrri. Të katërt akuzohen për rrëmbimin dhe më pas hedhjen në lumë të Renis Dobrës vitin e kaluar në Mat, ndërsa gjatë seancës të zhvilluar sot në GJKKO për zëvendësim mase ata kanë pretenduar se Çakrri i ka provokuar dhe se nuk donin kurrsesi që situata që agravohej.
Vetë Çakrri nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa 3 vëllezërit i kërkuan ndjesë prokurorisë dhe gjykatës, duke thënë se nuk donin kurrsesi që situata që agravohej. Ndërkohë, me vendim të GJKKO-së u rrëzua edhe kërkesa e tyre për zëvendësim të masës arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.
Dhuna e paprecedentë në kafazin e GJKKO-së ndodhi ndërsa Çakrri nisi të dëshmojë për vrasjen e Renis Dobrës, duke implikuar vëllezërit Bushgjokaj, teksa për veten nuk e ka pranuar përgjegjësinë. Gjatë seancës së 15 qershorit, ndërsa relatonte avokati mbrojtës i 3 vëllezërve Kullolli, ka ndërhyrë i pandehuri Petrit Çakrri, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës. Fillimisht dyshohet se ka qenë Çakrri që ka nisur debatet verbale me vëllezërit Bushgjoka, ndërsa situata ka agravuar dhe këta të fundit e kanë qëlluar me grushte derisa ndërhyri policia e Burgjeve.
Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut të kaluar, pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që grupi mori për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit.
Komente









