DIBER- Dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Tatimore në Dibër janë arrestuar ditën e sotme nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar të Drejtorisë së Policisë së këtij Qarku, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas Ministrisë së Brendshme të arrestuar janë shtetasit Fadil Begu, 51 vjeç, dhe Edlira Hoxha, 45 vjeç.
Fadil Begu ka ushtruar detyrën e drejtorit rajonal të Tatimeve në Dibër, ndërsa Edlira Hoxha, detyrën e shefes së Financës.
Të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas ministrisë së Brenshme, të arrestuarit kanë dhënë disa paga për punonjës fiktivë. Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar, ka rezultuar se dy zyrtarët e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin në kundërshtim me ligjin kanë paguar me paga të plota dy punonjës të kësaj drejtorie ndërkohë që këto të fundit prej disa kohësh ndodheshin jashtë shtetit.
Pas informacioneve të marra dhe hetimeve të kryera, struktura e Sektorit Kundër Krimit Financiar kanë arritur të zbulojnë veprimtarine e paligjshme të dy zyrtarëve dhe ndalimin e tyre.
Ndërkaq, materialet proceduriale do t’i kalojënë prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com