Dibër, projekt shqiptaro-maqedonas
për fermerët e rinj në vend

Dibër, projekt shqiptaro-maqedonas<br />për fermerët e rinj në vend
DIBER- “Jetoni shëndetshëm në zonat rurale” ka qenë kjo motoja e një projekti shqiptaro-maqedonas që po vihet në zbatim në qarkun e Dibrës. Ky projekt sipas organizatorëve synon edukimin e fermerëve të rinj dhe krijimin e mundësive të një jetese më të mirë në vendin e tyre me qëllim shmangien e emigracionit në shtetet e huaja.

Po ashtu ky projekt synon t’u vijë në ndihmë zanave rurale të varfra në qarkun e Dibrës.

Përveç Dibrës, ky projekt pritet të shtrihet edhe në qarkun e Elbasanit, Pollog dhe Pellagoni, duke shtuar vlerat për produktet ekzistuese tradicionale ushqimore dhe përmirësimin e imazhit, si destinacion tërheqës për turizmin rural.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?