Dibër, protestë për rrugën e shkatërruar, Çupi: Mbështesim shqetësim tuaj

Dibër, protestë për rrugën e shkatërruar, Çupi: Mbështesim shqetësim tuaj

Banorët e Dibrës në protestë për gjendjen e shkatërruar të rrugës nacionale, Burrel-Klos

Një grup qytetarësh dhe drejtues mjetesh nga i gjithë qarku Dibër kanë protestuar ditën e sotme për gjendjen, në të cilën ndodhet aktualisht aksi rrugor nacional, Burrel-Klos.

Për këtë shqetësim, banorët e zonës kanë bllokuar aksin Peshkopi-Tiranë në zonën e quajtur, “Kthesa e Cerujës” në afërsi të qytetit të Klosit. Ndërkohë e gjendur në Klos, deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi, duke vlerësuar iniciativën e ndërmarrë nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve tha se:

Opozita do ta mbështesë këtë protestë.

Dhurata Çupi, deputete e Partisë Demokratike 

Deputetja Çupi shtoi gjithashtu se nga ana e saj është ngritur disa herë si shqetësim qoftë në parlament, qoftë në institucionet e tjera. Ndërkohë, aksi nacional Burrel–Klos, vazhdon të jetë një shqetësim i madh për drejtuesit e mjeteve për shkak të problemeve në të, si dhe gropat e mëdha dhe shembjet e rrugës.

( Banorët e Dibrës në protestë për gjendjen e shkatërruar të rrugës nacionale, Burrel-Klos )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb