Dibër, PS-PDIU grushte në bashki
shoqërohet kryetari, 3 të lënduar

Dibër, PS-PDIU grushte në bashki<br />shoqërohet kryetari, 3 të lënduar<br /><br>
DIBER-Socialistët dhe çamët në bashki janë përfshirë në një sherr me grushte, shqelma dhe sende të forta mëngjesin e sotëm, ndërsa 4 punonjës, mes tyre drejtori i Burimeve Njerëzore, bodigardi i kryebashkiakut dhe dy punonjës mbetën të lënduar dhe ndodhen në spital për mjekim. Personat që kanë përfunduar në spital janë drejtori Drini Mataj, Hektor Daci dhe Erjon Doka dhe një tjetër punonjës. 

Ndërkohë që kryebashkiaku Muharrem Rama dhe 12 punonjës, mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat pas sherrit me shqelma dhe grushte brenda zyrave të administratës. Sipas burimeve të Report Tv sherri ka nisur, pasi çamët kanë kundërshtuar drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore, Drini Mataj me arsyen se është sjellë nga Jugu i vendit në Dibër për të larguar punonjësit e emëruar nga PDIU.

[gallery]25442[/gallery]
Drini Mataj kishte vetëm pak muaj që ishte emëruar drejtor i administratës në Dibër, ndërsa pak javë më parë socialistët kërkuan reagimin e kryebashkiakut dhe koordinatores së PS për zonën që të ndërhynte për të futur të majtët në punë, pasi vendet ishin zënë nga PDIU. Duket nisja e lëvizjeve ka sjellë reagimin e ashpër të PDIU. 

 

Burime të Report Tv pohojnë se drejtori Mataj po tentonte që të bënte disa lëvizje në administratë për të hequr drejtorët e emëruar nga PDIU, gjë që është kundërshtuar me dhunë nga punonjësit. Pas sherrit mes punonjësve dhe drejtorit ndërhyri policia e rendit duke shoqëruar në komisariat për sqarime të ngjarjes kryebashkiakun Muharrem Rama dhe 12 punonjës të tjerë të administratës së bashkisë. drini mata drejtori dhunuar diber
Drini Mataj
Report Tv kontaktoi me Muharrem Ramën. Kryebashkiaku Rama shprehet se në sherr u përfshinë 20-30 persona, 4 prej të cilëve thotë se e goditën, ndërsa akuzon se gjithçka e organizoi n/ kryetari nga PDIU. “Ishin 20-30 persona dhe 4 prej tyre më dhunuan me sende të forta. Disa ishin persona nga jashtë të organizuar nga n/kryetari i bashkisë nga PDIU” deklaroi ai në Report Tv. N/kryetari i bashkisë së Dibrës është Olti Cami i zgjedhur nga radhët e PDIU. 

Policia sqaron ngjarjen në bashki
Policia e Dibrës në një njoftim për mediat ka dhënë detaje për sherrin që ndodhi me grushte dhe sende të forta brenda bashkisë mëngjesin e sotëm. “Disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm kanë hyrë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit H.D., E.D, L.D. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre” deklaron policia.

 

Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 09:10, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër përmes një telefonate u njoftua se në ambientet e Bashkisë po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë shkuan shërbimet e Policisë pranë Bashkisë Dibër dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm hynë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D.

Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Për shkak të hetimit nuk mundet te bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion