Dy shtëpi janë shembur mbrëmjen e sotme në Dibër si pasojë e reshjeve të dendura, duke lënë banorët e tyre në qiell të hapur.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arap i Poshtëm, ku shtetasit me inicialet A.Xh i është shembur gjysma e shtëpisë, ndërsa fqinjit të tij, L.U i është dëmtuar tërësisht çatia.
Për fat të mirë asnjë nga banorët e dy shtëpive nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që si Emergjencat Civile ashtu dhe uniformat blu të Dibrës ndodhen në vendngjarje për t’iu ardhur atyre në ndihmë.
G.F. / Shqiptarja.com










