DIBER- Krimi brenda familjes trondit sërish, duke shënuar rastin e dytë brenda 4 ditësh. Ne Gjirokastër burri vrau gruan më pas veten
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e familjes Ndreu të fshatit Palaman, të komunës Sllov, 25 km larg Peshkopisë kunati vrau kunatën me armë gjahu, dhe më pas veten.
Sipas policisë autori Lirim Ndreu, 28 vjeç vrau Valbona Ndreun, 35 vjeçare e cila ishte dhe nusja e vëllait të tij.
Skena e krimi ndodhi në dhomën e gjumit ku Valbona po flinte me djalin 4 vjeç.
KONFLIKTI, VIKTIMA I THA GRUAS SE AUTORIT SE KY I FUNDIT E NGACMONTE
Dëshmitarë nga vend i ngjarjes i kanë thënë korrespondentit tonë Daniel Shehu se para se të ndodhte krimi kishte ndodhur një konflikt mes viktimës dhe autorit, të cilët jetonin në një banesë dy katëshe.
Një ditë më parë viktima, Valbona i kishte rrëfyer kunatës, gruas së Lirimit se ky i fundit e ngacmonte. Kjo bisedë i ka rënë në vesh Lirimit i cili mbrëmë ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë dhe kanë bërë sherr.
SHKELMOI DEREN, E VRAU TEKSA FLINTE ME VOGELUSHEN
Disa orë më pas, në orët e para të mëngjesit 28 vjeçari me armë në dorë, çifte ka shkuar ka shkelmuar derën dhe ka qëlluar në drejtim të Valbonës e cila po flinte me djalin.
“Në dhomë dallohen gjurmët me gjak të këmbëve të vogëlushes që e tronditur ka dalë nga dhoma pas krimit”- tregon gazetari ynë. Pasi ka dalë nga dhoma, disa minuta më pas 28 vjeçari i ka dhënë fund dhe jetës së vet.
Bashkëshorti i Valbonës nuk ndodhej në shtëpi. Ai ndodhej në Tiranë pasi po tentonte të largohej jashtë vendit për të punuar në emigracion.
Sipas policisë 28 vjeçari ishte person i skeduar 2-3 herë për akuzën e vjedhjes ndërsa ishte martuar tre here dhe 2 herë ishte ndarë. Me martesën e fundit ai kishte dhe një fëmijë të vogël.

(Ne foto: Ambulanca prane shtepise ku ndodhi vrasja)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com