Një zjarr i madh ka përfshirë disa hektar pyje dhe kullota në orën 21:00 të mbrëmjes në vendin e quajtur tre çezmat Zerqan, ku zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga moti i nxehtë dhe erëra të forta, duhet theksuar se shërbimi i zjarrfikësve Bulqizë ka bërë ndërhyrjen në kohë duke mos lënë përhapjen e flakëve duke i neutralizuar ato se në afërsi të zjarrit ishte fshati Sofraçan i njësisë administrative Zerqan dhe banesat ishin të rrezikuara por zjarri u vu në kontroll nga zjarrfikësit.
Nuk dihet nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme për këtë i ngelet policisë Dibër të hetojë ngjarjen mbi shkaqet e zjarrit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)