Dibra e Madhe i bashkohet Tiranës për Paradën e 28 Nëntorit, kryetari i komunës Hekuran Duka: Prezantohen vlerat tona kulturore

Paradës së shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen  në një numër të madh edhe qytetarët nga Dibra në Maqedoninë e Veriut. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videon e kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka i cili bën thirrje për pjesëmarrje masive në këtë manifestim kombëtar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të prezantohen vlerat kulturore të gjithë trevave shqiptare.

“Të nderuar bashkëqytetarë, të nderuar dibranë kudo që jeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetet e Europës. Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon këtë vit ka vendosur që të festojë 28 nëntorin, këtë festë kombëtare, ditë e flamurit në një mënyrë ndryshe. Grupet e ndryshme artistike nga të gjithë qytetet shqipfolëse shkojnë të festojnë si asnjëherë më parë në paradën dedikuar historisë dhe kulturës tonë të përbashkët.

Thirrja është për të gjithë qytetarët e komunës së Dibrës, kudo që jetojnë t’i bashkohemi këtij manifestimi kombëtar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të prezantohen vlerat kulturore edhe të qytetit tonë. Shihemi pra në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”, thekson kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër