Një tjetër qytetar i shprehu kryeministrit Edi Rama, një shqetësim që lidhej me mungesën e infrastrukturës rrugore. Agim Mura nga komuna Luzinjë në Dibër tha se rrugët në zonën ku ai jeton janë në një gjendje shumë të keqe. Rama ia ktheu përgjigjen dibranit duke i thënë se ky është një shqetësim real që lidhet me administrimin nga komunat.
“Zona ku jam unë kanë të gjithë nevojë për ndihmë ekonomike . Me ardh atje e me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar. Kam ardhur për një të drejtë. Të drejtën kërkoj.”-tha banori i Dibrës
“Shumë respekt për ju. Shqetësim real, jo vetëm në komunën tuaj por në shumë komuna. Duhet adresuar në vijimsi nga shumë komuna. Ngarkesa e ish-komunave me personel kot është e patolerueshme”-tha Rama.
Lajmi kryesor: