Beqarit të përjetshëm Leonardo DiCaprio i janë futur këmbët në një këpucë pasi i ka kërkuar të dashurës së tij prej 4-muajsh, Kelly Rohrbach, të bëhet e fejuara e tij. Sipas OK! Leo i propozoi 25-vjeçares Kelly gjatë një mbrëmjeje romantike me në një restorant italian në New York.

"Nuk ishte e planifikuar,- shpjegoi një burim i afërt me çiftin,- thjesht ndodhi. Ata po shijonin një shishe verë të kuqe dhe biseda mori një drejtim tjetër". "Kelly, e cila sapo u diplomua në universitetin e Georgetown është jashtzakonisht e zgjuar," shtoi burimi.

"Ajo ndan të njëjtin pasion me të për të prekur tema sociale si ngrohja globale apo varfëria në botë. Ata lidhen në një nivel intelektual, gjë që është e re për të. Ajo është shumë më shumë se një fytyrë e bukur.

Kur Leo, 40 vjeç, tha se "donte të kalonte pjesën e mbetur të jetës me të", ajo u shokua. Leonardo e bindi që e ndjente vërtet dhe ajo pranoi me një puthje. Sa romantike!

Propozimi mund të shpjegojë edhe arsyen pse aktorit më në fund iu mbush mendja të rruajë mjekrën e tij burrërore. Sipas burimit asnjë prej të dyve nuk po nxiton, megjithatë kanë diskutuar për dasmë!
leonardo dicaprio
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)