Dick Marty nuk ka dëshmuar në Kosovë

Dick Marty nuk ka dëshmuar në Kosovë
Senatori zviceran, Dick Marty, i cili nëpërmjet një raporti akuzonte udhëheqës të UÇK-së se kanë transplantuar ilegalisht organe gjatë luftës më 1998-1999, ishte paraparë të dëshmojë sot në Kosovë. 
Gazeta `Zëri`, duke u thirrur në burime të veta kishte shkruar se Dick Marty do të arrijë në Kosovë në cilësinë e dëshmitarit në rastin `Medikus`, ku dyshohet se janë kryer transplantime pas luftës në Kosovë. 
Ftesa që Marti të vijë si dëshmitar ishte bërë për datën 18 qershor. Ndërkaq, sot, më 18 maj, është planifikuar që të mbahet seancë për rastin `Medicus`. 
Por, as prokurori e as avokatët nuk treguan nëse do të dëshmohet në Prishtinë, apo do të jetë dëshmi me videokonferencë.
Seanca është shtyer për datën 24.

/rg/shqiptarja,com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi