TIRANE-  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi akuzon kompanitë celulare se nuk i përgjigjen kërkesave të polcisë për të informuar në lidhje me çështje të ndryshme dhe lejon që kartat e tyre të shitet në treg informal.

Deklarata është bërë sot nga kreu i policisë së shtetit duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas takimit me Avokatin e Popullit. 

Ai tha se nuk bëhet fjalë për një trafik të lëndëve eksplozive por nevojet një kontroll më i rreptë për tregun e lëndëve eksplozive.

Ai e cilëson përgjithësisht një situatë normale të sigurisë dhe shton se kanë nisur hetimet në disa pista për këto ngjarje.

 ”Përgjithësisht është në një situatë normale sigurie. Ka vërtet shqetësimet e veta, dhe një fenomen që po bëhet i shpeshtë është përdiorimi i lëndëve eksplozive në disa ngjarje, për të cilat policia ka nisur hetimet. Ka pista të ndryshme dhe ne po vazhdojmë të hetojmë këto pista. Një nga këto është problemi i shitjes së kartave nga kompatinë e telefonisë celulare. Është një drejtim që e shikojmë jo vetëm në hetimin e rasteve por dhe në aspektin e rasteve ligjore.
Ndërkohë që kompanitë celulari nuk i përgjigjen kërkesave të polcisë për të informuar në lidhje me cështje të ndryshme lejon që kartat e tyre të shitet pa u kryer të gjitha procedura ajo e identifikimit të cdo personi që merr kartën.
Nuk bëhet fjalë për trafkk të lëndëve eksplozive i kemi këtu që në 1997, kemi guroret dhe biznesmet që kryejnë punimet në rrugë dhe veprimtarinë minerare që përdorin eskploziv.
Situata e kontrollit të ruajtujes dhe mirëmbjajtjes dhe tregtimit të lëndëve plasëse nuk është në parametrat e duhur. Masa për të vendosur këtë lloj tregu nën kontroll të rreptë. “- tha Didi pas takimit me Avokatin e Popullit Igli Totozani, në institucionin e këtij të fundit.

Avokati i Popullit tha “Ne mbështesim fuqimisht policinë e shtetit në përballjen e saj për krimin
 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)