Didier Drogba konfirmon largimin:
Mbyllet aventura ime me Chelsea

Didier Drogba konfirmon largimin: <br />Mbyllet aventura ime me Chelsea
Heroi i skuadrës së Chelsea në finalen e Ligës së kampioneve, sulmuesi Didier Drogba ka deklaruar se do të largohet nga skuadra londineze gjatë merkatos së kësaj vere.

Sulmuesit 34-vjeçar nga Bregu i Fildishtë do ti përfundojë kontrata gjatë kësaj vere ndërsa bisedimet me klubin, për detajet e largimit do të mbahen në javët e ardhshme.

"Unë nuk do të jem me shokët te Chelsea në sezonin e ardhshëm", ka thënë Drogba për revistën franceze “France Football.” Pasi unë vendosa të largohem, desha t’iu them vendimin atyre drejt e në sy. Edhe pse ka tre vjet se them që do të largohem, unë me vështirësi e pranoj se ka mbaruar çdo gjë me këtë klub. Pra, kjo është gjitçka. Unë jam duke u përgatitur për largimin drejt së panjohurës. Ajo do të jetë një tjetër aventurë" thha Drogba.

Ai la të kuptojë se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Shanghai Shenhua, ekip ku aktivizohet edhe sulmuesi i njohur, Nicholas Anelka. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën

Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën