Diedoni për Albën:Dashuria është si
uji që vlon, po i hoqe flakën ndalon

Diedoni për Albën:Dashuria është si<br />uji që vlon, po i hoqe flakën ndalon
Në një intervistë për "Panorama", ish-konkurenti i Big Brother, Diedon Musa, i njohur mbi të gjitha për lidhjen e krijuar brenda shtëpisë me Albën, foli për marrëdhënien me këtë të fundit dhe ndjenjat 'post-ndarje'.

Një foto e të dyve u publikua online mbrëmjen e "Miss Universe Albania", ndërsa dy ish-të dashuruarit bisedonin qetësisht në hollin e Pallatit të Kongreseve. I pyetur nëse ndjeu diçka për Albën në ato momente Diedoni dha një përgjigje të qetë e të matur, siç është karakterizuar gjatë rrugëtimit të tij në reality-show:

"Ndjeva respekt, nostalgji, dashamirësi... Sa për dashurinë, dashuria është si një tigan me ujë që vlon në zjarr. E nëse ia zvogëlon nxehtësinë zjarrit, ose në qoftë se e heq zjarrin, ajo ndalon së vluari. Kështu që aty zjarr nuk kishte, pra zjarr nuk ka më mes nesh."

Diedoni vlerësoi gjithashtu edhe rezultatin e ndërhyrjes estetike të Albës në hundë, ndërsa përgëzoi punën e kirurgut.

Në fund të intervistës, djali nga Kosova me profesion dentist tha se nga partnerja e tij e ardhshme kërkon që 'të dijë të vlerësojë të mirën e vogël më shumë se sa të keqen e madhe...'
alba diedon
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi