Sulmuesi brazilian i natyralizuar si spanjoll, Diego Costa ka treguar për herë të parë prapaskenat e zgjedhjes së tij për të luajtur me kombëtaren iberike duke refuzuar vendin e tij. Sulmuesi ndryshe nga sa ka deklaruar Skolari, mohon ftesën nga Brazili, ndërsa vlerëson sjelljen e trajnerit të “La Roja” Vincente Del Boske.

“Skolari nuk më ka kontaktuar asnjëherë ndryshe nga sa flitet në media. I vetmi trajner me të cilin kam folur është Del Boskue. Jam shumë i kënaqur për trajtimin që më ma bërë trajneri spanjoll.

Zemra ime mbetet në Brazil dhe askush nuk do të ma largojë, por në Botëror do të jap maksimumin që të fitoj kupën me Spanjën. Ndërsa nëse nuk arrijmë që të fitojmë ne, atëherë sigurisht që bëj tifo për Brazilin” tha ai.

Diego Costa zhvilloi një super edicion me Atletikon e Madridit ku fitoi kampionatin dhe arriti me meritë në finalen e Champions League, por u largua pas 10 minutash, pasi u dëmtua.


d.b/shqiptarja.com