Çelsi realizon goditjen e parë të madhe në merakton e verës duke rrëmbyer sulmuesin brazilian të natyralizuar si spanjoll, Diego Costa.

Sipas “The Guardian”, futbollisti i kombëtares spanjolle kaloi me sukses vizitat mjekësore te blutë e Londrës. Për Diego Costën, Presidenti i Çelsit, Abramovic ka derdhur në arkat e Atletikos së Madridit plot 40 mln Euro.

Ndërsa përsa i përket termave financiare të sulmuesit 25-vjeçar te Çelsi ende nuk është bërë e dituar asgjë. Jose Mourinho përveç bomberit kërkon edhe mbrojtësin e majtë Filipe Luis.

Afrimi i Diego Costës kompleton një prej reparteve më problematikë të bluve të Londrës. Diego Costa luajti në total 52 ndeshje dhe shënoi 36 gola, duke qenë lojtari kryesor në fitimin e titullit kampion dhe arritjen në finalen e Uefa Champions League me Atletiko Madrid.

d.b/shqiptarja.com