Mesfushori i Atletico Madridit, Diego, ka thënë se dëshiron të ketë edhe një rast për të treguar se është i denjë për të luajtur në Përfaqësuesen e Brazilit. Diego 27-vjeçar ka impresionuar me Atletico Madridin ku po luan në formë huazimi nga skuadra gjermane Wolfsburg, pasi dështoi të linte shenjë në një vit me Juventusin.
Mesfushori Diego nuk ka luajtur për Brazilin që nga viti 2009 dhe nuk ka figuruar deri më tani në planet e trajnerit aktual të skuadrës "Carioca" Mano Menezes. "Unë jam i bindur se nëse vazhdoj të luaj, siç jam duke luajtur, atëherë do të fitoj edhe një rast me fanelën e kombëtares", ka thënë Diego.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com