Dielli i verës ju bën mirë
edhe për sytë

Dielli i verës ju bën mirë<br />edhe për sytë
Vera i bën mirë syve dhe mbron shikimin. Faktikisht, qëndrimi në ajër të pastër, siç ndodh tipikisht gjatë pushimeve verore, parandalon miopinë, sipas një studimi të publikuar në revistën "Experimental Eye Research".

Në bazë të studimit të kryer nga Amanda French e "University of Sydney", shpjegohet se sa më shumë kohë kalohet në ajër të pastër, aq më pak zhvillohet miopia, pavarësisht nga faktorë të tjerë si të kesh prindërit miopë, apo të qëndrosh shumë përpara ekraneve të TV-së, ose kompjuterit.

Hipoteza e hedhur nga mjekët, është testuar me sukses te kafshët dhe shpjegohet me faktin që ekspozimi ndaj dritës së diellit, favorizon riprodhimin e dopaminës në sy. Kjo substancë e mbron syrin nga shtrembërimi që sjell miopinë.

Ndërkohë ka dyshime mbi faktin që kalimi i një kohe të gjatë jashtë mund të bllokojë progresionin e miopisë në subjekte që janë miopë.

Për këtë janë duke u kryer studime klinike, me synimin për të reduktuar zhvillimin e miopisë te fëmijët.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha