Ditët e bukura me diell të këtij mes dimri do të marrin fund bashkë me muajin janar. Duke filluar nga dita e nesërme e 1 shkurtit i gjithë territori i vendit do të ‘pushtohet’ na reshjet e shiut.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje të dobëta që pasditen e sotme, të cilat do të rrisin densitetin dhe do shtrihen në të gjithë vendin gjatë të enjtes.

buletini

RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.31) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër (e enjte, dt.01) priten reshje në të gjithë territorin.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: 0 °C / 9 °C.

ERA
Sot (e mërkurë, dt.31) dhe nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore. 

d.c./shqiptarja.com