Javën e shkuar morët pjesë në një sfilatë të veçantë kundër kancerit tek femrat, e pranuat menjëherë ftesën për të qenë pjesë e saj?
Pranova ftesën sepse ajo sfilatë përmbante një mesazh shumë të rëndësishëm. Të bëjmë diçka sado pak për të gjithë ata, të cilët janë të prekur me sëmundjen e kancerit. Me këtë u solidarizuam duke dashur të japim forcë dhe vullnet për luftën e mëtejshme kundër kancerit, pasi me vullnet e dashuri mund të fitohet. E këtyre femrave ju duhet dashuri, vullnet dhe përkrahje.
Ishte një sfilatë ku ju ishit maskuar si tullace, çfarë ndjesie provuat në ato momente?
Kisha një ndjesi të bukur, sepse e dija që po bënim diçka të mirë. Nuk isha aspak e koncentruar në pamjen time, e as që mendoja sesi dukesha. Për mua ishte e rëndësishme që ky mesazh të ndikoj pozitivisht tek ata, që janë duke luftuar me këtë sëmundje.
Cila ishte stilistja e këtij eventi?
Afërdita Paqarada, një bashkëpunëtore imja dhe missi i parë i zgjedhur në Kosovë. Ne për herë të parë filluam në vitin 2002 të punonim së bashku dhe realizuam shumë koleksione. Që nga ajo kohë unë dhe Afërdita i dhamë një kahje më serioze modës në Kosovë, organizimeve dhe modeleve.
Para pak kohësh keni qenë edhe në New York, kanë qenë angazhimet kinematografike ato që ju çuan atje, apo një projekt modelimi?
Po isha në New York me xhirime të filmit dhe atje i përfunduam. Filmi ka përfunduar, pritet montazhi, postproduksioni etj.
Kur do ta shohim në kinema filmin “Bjeshkët e Nëmuna”?
Filmi nuk di kur do të jetë i gatshëm për publikun, por pritet diku nga muaji mars i 2013-ës.
Keni realizuar edhe kalendarin 2013, me cilin fotograf keni bashkëpunuar dhe si vjen Diellza në këtë kalendar?
Janë foto bardhë e zi. Për herë të parë bëhet një kalendar me foto bardhë e zi. Është i stilit klasik modern, ku secila foto ka edhe një shkrim një pjesë të shkëputur nga këngët e njohura botërore ku përcjellin nga një mesazh. Dizajner grafik është Henor Salaj, ndërsa fotograf i kalendarit ishte bashkëpuntori im Avni Selmani, grimere ishte KEKA ndërsa për flokët është kujdesur KACI e DONA. Sa i përket veshjes ato janë dizenjuar nga unë DK & Albulena Hulaj.
Pse kjo zgjedhje, për foto bardhë e zi?
Sepse fotot bardhë e zi është më vështirë të realizohen, por inspirimi im ka qenë një foto e prindërve të mi para 40 viteve. Thjesht kam dashur të kthejë kohën mbrapa sepse mendoj që në atë kohë arti ka qenë më origjinal se në ditët e sotme. Megjithatë jo të gjitha fotot e kalendarit janë bardhë e zi.
Ku do ti kalojë festat e fund vitit bukuroshje e “Bjeshkëve të Nëmuna”?
Nuk di ende se ku do të jem për Vitin e Ri. Kemi shumë opsione me shoqërinë mirëpo ende se di. Unë ashtu si çdo herë bëj plan në minutat e fundit (qesh). Megjithatë ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve Vitin e Ri me dëshirën, që të kenë më shumë dashuri e respekt për njëri- tjetrin.
Planet për 2013…
Plane kam shumë por që nuk dua tani ti publikoj. Por sigurisht ashtu siç do herë do ta informoj me kënaqësi suplementin THASH&THEM (qesh).
Su/ Shqiptarja.com