Dieta 22 ditëshe, humbisni
11 kilogramë vetëm për 3 javë

Dieta 22 ditëshe, humbisni<br />11 kilogramë vetëm për 3 javë
Mediat italiane shkruajnë se më në fund është zbuluar dieta e cila bën të mundur që për tre javë të humbisni 11 kilogramë. Në ndryshim nga dietat e zakonshme që përcaktojnë me përpikmëri vaktet kjo jep disa rregulla të përgjithashëm që japin efekte të pa diskutueshme.
 
Hapat që duhet të ndiqni janë shumë të lehtë mjafton të keni vullnet, durim dhe të besoni në rezultate.

1. Konsumoni sa më shumë perime në mënyrë që t’i jepni sa më shumë energji të reja organizmit. Gjithashtu konsumimi i frutave është një faktor shumë i rëndësishëm që do të ndikojë në ritmin e duhur të organizmit.

2. Hani 3 vakte në ditë. Njerëzit mjaftohen me urinë dhe menjëherë vrapojnë për të ngrënë, kjo nuk është zgjidhja e duhur. Nuk duhet të hani deri sa të ndiheni të ngopur, duhet ta moderoni sa më shumë këtë instikt. Gjithashtu nuk këshillohet të ushqeheni para se të shkoni për të fjetur, prisni së paku 2 orë pasi keni ngrënë vaktin e fundit.
 
3. Qëllimi është 80-10-10. Për një ditë të shëndetshme përbërja duhet të jetë 80% karbohidrate, 10 % yndyrë dhe 10% proteina. Kjo mund të arrihet nëse ju apllikoni dietën më bazë bimore pasi frutat dhe perimet janë të pasura me karbohidrate dhe të varfëra me yndyrë.

4. 30 minuta ushtrime fizike në ditë dhe kombinimi me ushqyerjen e shëndetshme do të japë rezultate befasuese. Një humbje peshe e efektshme është kur 75% i dedikohet ditës dhe 25% stërvitjes.
 
5. Pini sa më shumë ujë dhe shmangni pijet e gazuara, ato të ëmblat dhe alkoolin. 8 gota ujë në ditë janë të domosdoshme dhe shumë të shëndetshme. Mënyra më e mirë si mund ta filloni ditën është duke pirë një gotë ujë me limon në mëngjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois