Dieta e qershive, si të humbasim
disa kg me frutin e stinës

Dieta e qershive, si të humbasim<br />disa kg me frutin e stinës
Përveç se janë një frut që ndihmon në pastrimin e gjakut, filtrues të mëlçisë dhe laksative ato janë shumë të mira dhe për dobësim.
 
Ne jemi në stinën e qershive dhe duhet ta shfrytësojmë sa më mirë këtë me qenë se dhe vera po vjen.
 
Mjafton 20-25 qershi në ditë përpara konsumit të vakteve për të humbur disa kg por edhe filtrues të organizmit.
 
Dieta
Tre menu ditore per nje diete dobesuese. Kjo perdoret per tre dite rresht ne harkun e nje jave, per te pakten 4 jave. Ndihmon ne uljen e peshes deri ne 4 kg nga fillimi i dietes.
Dita e pare
Mengjes: 20 kokrra qershi para se te konsumohet vakti. Me pas 1 gote qumesht i ftohte me nje luge kafeje kakao te tretur ne te, 2 feta buke te thekur e shoqeruar me 3 luge recel qershie pa shume sheqer.
Ora 11: 1 banane, 10 kokrra qershi te grira me frullator te ciles i shtohet 1 gote leng molle pa sheqer.
Dreka: sallate mikse me 2 luge vaj ekstravergine dhe leng limoni, 80 gr oriz i zier me nje luge salce arrash siper, 1 fete pjeper.
Darka: si aperitiv para darke nje leng qershie pa sheqer, 200 gr gjokse pule te pjekura ne zgarre, perime te stines te ziera apo te gjalla, 70 gr buke integrale.
Dita e dyte
Mengjes: 20 kokrra qershi para se te konsumohet vakti. Me pas 1 gote qumesht i ftohte soje, 1 fete buke integrale me 3 luge recel mirtilli pa sheqer.
Ora 11: grini 10 kokrra qershi me 2 kajsi dhe qumesht orizi. Te pihet menjehere.
Dreka: sallate mikse sipas deshires e shoqeruar me 2 luge vaj ulliri ekstravergine dhe leng limoni, 80 gr makarona me 3-4 luge thjerreza te ziera me qepe dhe domate.
Darka: si aperitiv nje gote me leng qershishe pa sheqer, 200 gr salmon zgare, permime te stines te ziera ose te gjalla, 70 gr buke integrale.
Dita e trete
Mengjes: 20 kokrra qershi para se te konsumohet vakti. Me pas 1 gote qumesht i ftohte me nje luge kafe te tretur ne te, 1 feta buke te thekur e shoqeruar me 3 luge recel kajsishe pa shume sheqer.
Ora 11: 1 gote leng molle me 10 kokrra qershi te grira me 50 gr vishnje .
Dreka: sallate mikse sipas deshires e shoqeruar me 2 luge vaji ulliri ekstravergine dhe leng limoni, 1 pjate supe perimesh e shoqeruar me nje luge salce pesto gjenoveze..
Darka: si aperitiv nje gote me leng qershishe pa sheqer, nje sallate jeshile, rukola, miser te embel, tono dhe karkaleca, 70 gr buke integrale dhe nje sallate frutash te stines.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë