Dieta mesdhetare i siguron
femrave një jetë më të gjatë

Dieta mesdhetare i siguron<br />femrave një jetë më të gjatë
Me dietën Mesdhetare gratë jetojnë më gjatë dhe shëndetshëm. Shëndet më i mirë dhe jetë më e gjatë për gratë që ndjekin një dietë mesdhetare. Një tjetër studim promovon ushqimet e traditës Mesdhetare si një terren i shëndetshëm kulinar, gjithashtu edhe i shijshëm. 

Lajm i mirë ky për femrat, sidomos për ato të moshës së mesme. E famshmja dietë mesdhetare është e përbërë kryesisht nga frutat, perimet, drithërat dhe vaji i ullirit. Të gjitha ushqime të pasura me substanca kuruese dhe të nevojshme për organizmin.

Femrat me një program ushqimor të shëndetshëm përgjatë moshës së mesme, është zbuluar se kanë 40% më shumë mundësi për ti kaluar të shtatëdhjetat në moshë.

Kështu ka komentuar doktoresha Cecilia Samieri, e cila ka udhëhequr këtë studim.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024