Dieta për të ulur kilet e marra
gjatë festave të fundvitit

Dieta për të ulur kilet e marra<br />gjatë festave të fundvitit
Festat e fundvitit janë ato që bëjnë njerëzit të hanë më shumë dhe të humbasin arsyen përpara një pjate të mirë apo një ëmbëlsire. Nëse në këtë rast e keni tepruar, atëherë duhet kompensuar gjithçka pa qenë tepër vonë.

Prandaj dietologët sugjerojnë një dietë me vlera ushqimore, por jo të rënduar me yndyrna, sheqerna e brumëra. Në mëngjes sugjerohet 100 gramë qumësht i skremuar, një kafe me pak sheqer, kos frutash shoqëruar me ndonjë biskotë. Ndërkohë dreka duhet të jetë e pasur me sallatra, 100 gram mish viçi, fasule. Pasditja të kalohet me ndonjë lëng frutash.

Ndërkohë darka me pak mish pule, sallatë apo kunguj. Kjo është një dietë e pasur, për të kompensuar kilet e tepërta rekomanduar nga profesor Pietro Migliaccio, mjek dietolog.

Rekomadohet një gotë vere e kuqe apo e bardhë, por teprimi i tij të çon në mbipeshë dhe probleme anësore.
Por edhe nëse rast se e kaloni masën me ushqimin, duhet patjetër të bëni një shëtitje të gjatë për të djegur kaloritë e fituara.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital