Këshilli i Minsitrave ka miratuar dietat që do t’u paguhen nëpunësve shtetërore kur lëvizin jashtë qendrës së pinës. Sipas vendimit të Miratuar në Mbledhjen e së mërkuës, Për shërbime në një largësi mbi 100 km, punonjësi përfiton dietën ditore, 1 000 lekë në ditë, kur punonjësi kthehet brenda ditës; dhe 10 për qind të pagës mujore, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, kur shërbimi zgjat më shumë se një ditë.

Shpenzimet e e fjetjes, do jepen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, të paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo më shumë se 3 000 lekë për çdo natë. Punonjësve do u shlyhen edhe shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni. 

Në çdo rast, kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni, shpenzimet e transportit do të njihen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës, e miratuar në vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për tarifat e transportit të udhëtarëve”, të ndryshuar.”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)