Dietologia këshilla për ushqyerjen e
bebeve, ja produktet që japin alergji

Dietologia këshilla për ushqyerjen e<br />bebeve, ja produktet që japin alergji
Dietologia Rolina Naço në një intervistë për Report Tv ka treguar se cili është ushqimi i duhur për bebet si dhe produktet që japin alergji.
 
Dietologia ka dhënë disa këshilla për të lehtësuar zgjedhjet në një kohë që tregu ka shumë mundësi si dhe nënat janë të pritura të ndjekin këshillat tradicionale.
 
Naço sqaron se ushqyerja e foshnjave zakonisht nis në muajin e 5 dhe 6.
 
“Ushqimet  që japin alergji janë frutat e thata, bajamet, arrat lajthitë, e bardha e vezës e cila lejohet pas plotësimit të 12 muajve që të shtohet në menunë e bebeve. Qumështi i lopës ose qumështi që nuk është i përshtatur për fëmijët shtohet pas 12 muajsh që të ulet rreziku i alergjive, ndërsa peshku duhet tu jepet fëmijëve vetëm pas muajit të 10”, tha Naço.
  
Dietologia thotë se edhe mjalti është një produkt me të cilin duhet të kihet kujdes pasi edhe pse cilësohet si mbreti i ushqimeve duhet të jepet pas moshës 1 vjeç e gjysmë, 2.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike