Çelsi i suksesit për të konsumuar një produkt të shëndetshëm është mënyra e përzgjedhjes së produkteve. Një hamburger që të jetë i shëndetshëm duhet të bëhet nga kombinimi i duhur i produkteve ushqimorë.
Së pari nëse duam një hamburger me pak kalori duhet të kujdesemi që buka është integrale. Duhet të zëvendësojmë disa produkte si majonezin me salcën e kosit apo mishin me legume.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” dietologia Viktoria Naço na dha disa këshilla si të përgatisim një hamburger të shëndetshëm.

Përbërësit e shëndetshëm për hamburgerin:
Salcë kosi
Perime: spec, qep, domate, sallatë jeshile, rukola, perime të ziera
Proteina: mish viçi, mish pule, legume, djath
Nëpërmjet këtyre përbërësve mund të bëjmë kombinime të ndryshme. Dietologia Naço thotë: “Jo të njëjtin produkt gjatë gjithë kohës”. Kjo do të thotë që përbërësit e hamburgerit duhet të ndryshojnë në kombinime të ndryshme. “Nëse ne përdorim produkte të ushqyeshme në hamburgerin tonë atëherë ky është një vakt shumë i mirë”, thotë Naço.
Në vlera ushqyese hamburger është i pasur. Në dietën tonë hamburerin është e këshillueshme ta konsumojmë së bashku me një sallatë.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com