Diga e Skavicës, qytetarët dibranë në Britani protestojnë përballë ndërtesës ku po zhvillohej panair për hidroncentralin

Diga e Skavicës, qytetarët dibranë në Britani protestojnë përballë ndërtesës ku po zhvillohej panair për hidroncentralin

Proteta e dibranëve në Britani

Aktivistë të kundërshtimit ndaj Digës së Skavicës dhe komuniteti dibran që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka protestuar përballë ndërtesës ku po zhvillohej një panair për përzgjedhjen e nënkontraktorëve për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara, komuniteti dibran ka kërkuar që heci të mos bëhet.

"Toka jonë, identiteti jonë, nuk janë në shitje", "Mos shkatërroni Dibrën” ishin këto disa prej pankartave që mbante në duar komuniteti dibran në protestën e organizuar përballë 1 Great George Street.

“Kam diçka për t’ju thënë: imagjinoni nëse do të ishte nëna ose babai juaj, familja, vëllezërit dhe motrat dhe ju thonë që duhet të shpërnguleni sepse shtëpia juaj do të shkatërrohet. Si do të ndjeheshit ju?”, – shprehet një prej organizueseve të kësaj proteste.

“Bechtel largohu, lëre Dibrën të qetë”, ishte slogani i kryesor i kësaj proteste të organizuar nga komuniteti dibran, përballë ndërtesës ku kompania amerikane po negocionte pazarin për mbytjen e Dibrës.

Në protestë ishin të pranishëm një numër i madh dibranësh kryesisht nga fshatrat Blliçe, Fushë Alie, Fushë Çidhe, Laces, Mustafe, etj.

Ndërtimi i HEC të Skavicës është cilësuar nga qeveria shqiptare si një vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse