Digjen 3 makina në një garazh në Tiranë, dyshohet qëllimisht! Gruaja: Pronari i pallatit të më dëmshpërblejë ose do bëjmë vetëgjyqësi (VIDEO)

TIRANË- Tre makina në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë, janë djegur mëngjesin e kësaj të marte.

Makinat kanë qenë të parkuar në garazhin që ndodhet në rrugën 3 Dëshmorët në Tiranë, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, e për shuarjen  e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse.

Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave.

Ndërkohë një nga pronaret e njërës prej makinave të djegura ka thënë se kërkon dëmshpërblim nga pronari i pallatit, pasi siç pretendon ajo, për garazhin paguan 4 mijë lekë në muaj dhe kështu duhet që ai të mbajë përgjegjësi. Zonja në fjalë kërkon që edhe policia të hetojë dhe t'i japë zgjidhje kësaj ngjarje ndryshe do të bëjë vetëgjyqësi.

1575358432_zjarrmakina.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet