Policia e Tepelenës, vijon aksionet antikanabis. Në kuadër të operacionit të koduar “Krahsi” u bë i mundur asgjësimi i 300 bimëve narkotike si dhe arrestimi 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë. Gjithashtu policia bën të ditur se edhe 3 gra janë proceduar në gjendje të lirë.
Mësohet se në pranga ka rënë Demo Shehu nga fshati Krahës, pasi në parcelën e tij mes perimeve iu zbuluan dhe asgjësuan 22 bimë narkotike kanabis sativa.
Po ashtu është arrestuar edhe Faik Qata dhe djali i tij Migel Qata, pasi në banesën e tyre u zbuluan dhe u asgjësuan 22 bimë narkotike. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Asan Ajdini, pasi sipas policisë, në banesën e tij iu gjetën 62 rrënjën kanabis sativa.
Ndërsa në kërkim është shpallur B.Ramo pasi iu zbulua një parcelë me 91 bimë narkotike. Po në kërkim është shpallur edhe E.Shehu pasi iu zbulua parcela me 20 bimë narkotike, si dhe po në kërkim është shpallur edhe A.Hasa pasi në banesën e tij u zbulua parcela me 42 bimë narkotike.

(Në foto: Lënda narkotike e asgjesuar nga polcia e Tepelenës) Foto të tjera
Sipas policisë, në gjendje të lirë procedohen edhe tre gra, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Për të gjithë personat e mësipërm, është bërë procedimi penal, ndërsa materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO