KAMËZ- Gjatë natës 5 dyqane në Kamëz janë përfshirë nga flakët. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa duken flakët që kanë përfshirë dyqanet.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Flakët përpinë dyqanet rreth orës 01:45 të 1 korrikut informon gazetari Sokol Dema, ndërsa zjarrfikësja ka arritur që t’i shuajë rreth orës 03:00.
"Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën "Skënderbej", ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale", njofton policia.
![]()
Nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)