Digjen 6 makina që jepeshin me qira në një servis në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

KORÇË- 6 makina janë djegur në një servis në Pogradec në fshatin Leshnicë dhe nga të dhënat e para dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Servisi 'Mercedes 2006', është në pronësi të Geri Pengut, ndërsa makinat jepeshin me qira. Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga kamerat e sigurisë janë parë disa persona të dyshimte dhe po kryhen hetimet.

Geri Pengu është arrestuar më parë për aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari, ndërsa është proceduar për një aksident me plagosje. Servisin Geri Pengu e ka me ortakun Paulo Lipo.

‘Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja