Një makinë tip fouristradë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen 'Pavarësia', ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Burime bëjnë me dije se makina e djegur është me targat 'AA 700 YO'.
Për shkak të djegies së 'fouristradës' është dëmtuar edhe një makinë tip 'Opel' që qëndronte pranë saj. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe për këtë arsye edhe makina 'Opel' është djegur. Ajo ka qenë e parkuar pranë mjetit tip 'fouristradë' me targat 'AA 700 YO'.
Automjeti i djegur qëllimisht sipas policisë është në pronësi të personit me inicialet M.N. Ai është me detyrë në doganën e këtij qyteti, ndërsa njihet si një person i qetë. Në deklaratën e tij dhënë për policinë thotë se nuk ka probleme me askënd.
Eee more doganier keshtu eshte kur grabit tregtaret,Nuk te fal njeri sot o Migjen
PërgjigjuNjera nga makinat eshte e ati doganjerit qe nuk la me koleg pa futur ne burg
Përgjigju