Digjen katër makina në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë

Digjen katër makina në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë

Foto ilustruese

4 makina janë djegur në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë ditnë e sotme.

Fillimisht është djegur një makinë, më pas kanë marrë flakë dhe të tjerat që kanë qenë në afërsi të saj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve. 3 makinat e djegura janë në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, kurse njëra prej tyre është dëmtuar pjesërisht dhe bëhet fjalë për mjetin në pronësi të shtetases S. L.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme pasi zjarri ka ndodhur në pjesën e brendshme të garazhit ku kanë qenë disa makina të parkuara.

“Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale”, thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot