VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras

Shtëllunga tymi mbuluan paraditen e kësaj të shtune zonën e Fushë-Mamurrasit në Kurbin, duke vështirësuar dhe lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Milot-Thumanë. Kjo situatë është krijuar nga djegia e mbetjeve poshtë Urës së Lumit Drojë.

Mbetje të ndryshme si plastike goma të vjetra, hidhen gjatë natës përgjatë brigjeve të Lumit Drojë e ma pas ju vihet flaka.

Re të zeza tymi kanë mbuluar një zonë të madhe në aksin e autostradës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë kombëtare.

Kjo situatë është e vazhdueshme dhe institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj masakre mjedisore, që po ndodh ditën për diell. Krahas ndotjes masive të lumit djegia e vazhdueshme e mbetjeve është kthyer në një tjetër shqetësim, ndërsa Bashkia Kurbin ka dështuar ne menaxhimin e situatës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi