Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së kaluar në mes të qytetit të Vlorës. Report Tv mësoi se është djegur mjeti ‘Benz’ tip ‘Fuoristradë ML’, me targa AA 777 KP. Makina ishte në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili është biznesmen ndërtimi në Vlorë. Ndërsa nga informacionet e para zjarrvënia dyshohet e qëllimshme, për shkak të konflikteve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Në datë 16 dhjetor 2016, pas konflikti për parkimin Eduard Alikaj 44 vjeç u arrestua së bashku me Hënes Dalipaj 30 vjeç. Arrestimi i dy vlonjatëve u bë pasi pas një konflikti për shkak të parkimit të automjetit agravoi deri në përdorimin e thikës ku mbetën të plagosur vëllezërit Fitim, Celo dhe Edison Veizaj, punonjës të “TIS Park shpk”. Gjithashtu i dëmtuar asokohe mbeti edhe Eduard Alikaj.

[gallery]25551[/gallery]

%u200BEduard Alikaj
Eduard Alikaj  i plagosur në 2016, sot i dogjen makinen

d.c./shqiptarja.com