Një automjet luksoz tip 'Benz' është djegur në mesnatë në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi” në afërsi të qendrës së këtij qyteti. Policia njofton se automjeti me targë AA 999 XS që u dogj ishtë në perdorim të Gjergji Bodurrit, i cili është kushëriri i ish-ministrit socialist, aktualisht deputet Damian Gjiknuri, por ne pronesi te baxhanakut te tij.

"Gjatë natës në lagjen "Xhile Liçe", të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin qe ishte i parkuar në rrugë pranë banesës të shtetasit Gj.B Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve" thotë policia e Elbasanit.

Gjergji Bodurri pas publikimit të lajmit ka reaguar për Report Tv duke kujtuar edhe nje here se makina nuk është në pronësi të tij, por e baxhanakut. 'Makina nuk është e imja, por e baxhanakut tim' tha ai për Report Tv.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë zjarrfikësit dhe policia. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që automjeti të mos digjet tërësisht, por vetëm në pjesën e përparme. 

Makina e djegur

Ende nuk dihen shkaqet, por policia njofton se nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi mund të jetë përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina për të shkuar në gjurmët e autorëve që i vendosën flakën makinës.

Makina ka qenë e parkuar në rrugë poshtë banesës së Bodurrit kur është përfshirë nga flakët gjatë natës. Gjergji Bodurri prej vitit 2013 deri pak kohë më parë, kur u mbyllën ka qenë përgjegjës i Task Forcës tek autoriteti i njësisë së lojërave të fatit, ndërsa administronte edhe disa pika në Gramsh.