BILISHT-Çatia e një pallati 7-katësh në qendër të qytetit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Nga të dhënat e para raportohet se përfshirja e oxhakut nga flakët solli edhe djegien e çatisë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke mos lejuar përhapjen e flakëve.
Banorët lanë apartamentet për disa minuta, por më pas situata u normalizua. Report Tv sjell pamjet nga flakët që përfshinë çatinë e pallatit, që fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Çatia e pallatit në flakë në Bilisht
Shuarja e flakëve
Komento