DURRËS - Një numër i lartë autobusësh në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.

Ndonëse me vështirësi për shkak të tokës kënetore, forcat zjarrfikëse kanë mbëritur në vendgjarje dhe kanë izoluar flakët, si dhe po vazhdojnë punën për shuarjen totale të tyre. 

"Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër",- njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv që ka shkrumbuar tashmë disa prej autobusëve të braktisur dhe jofuksionalë. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshëm apo aksidentale. I pa ditur për momentin është edhe informacioni se kujt i përkasin këto mjete transporti.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parku Rinia: 27/12/2025 14:45

    ¨Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.¨ = kjo menyre te evidentuari e dhenie ¨lajmi¨ eshte INJORANCE E PLOTE TEKNIKE! ----- aty, ne ate sektor parkimi, behet gjithnje e me e qarte se eshte hedhur lende djegese ne menyre kapilare, mbi cdo mjet, prandaj dhe furia e zjarrit eshte e shpejte, saktesisht ne zinxhir (per te shpetuar ¨koken¨ e tyre zjarrevenesit...), e keshtu edhe e plote!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Dhjetor, 14:09

    Si ka qenë 2025-a për ju?