TIRANË - Digjet një flamur grek në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Djegie që përkon me vizitën e presidentit grek, Karolos Papulias në Shqipëri.
Në momentet e djegies së flamurit, presidenti grek gjendej në një tryezë ekonomike me biznesin grek në Shqipëri në hotel Rogner pranë sheshit ku u dogj flamuri.
Edhe pse sheshi "Nënë Tereza" ka qenë vazhdimisht i mbikëqyrur sot gjatë gjithë ditës me policë më shumë se sa zakonisht, nismëtarët e djegies së flamurit ia kanë dalë të realizojnë qëllimin e tyre.
Ndërkohë, policia edhe ajo ka kryer 3 arrestime për këtë ngjarje, ndërsa të arrestuarit gjenden në komisariatin numër 1 të Tiranës.
*Në foto: Pamje nga sheshi "Nënë Tereza" sot, ku në disa shtylla mungonte flamuri grek krahas atij shqiptar
Redaksia Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com