Sarandë-Një incident ka ndodhur sot (9 dhjetor 2024) në fshatin Metoq të Sarandës. Një furgon tip ‘Mercedes-Benz’ është përfshirë nga flakët.
Mjeti ndodhej i parkuar në një nga rrugët e fshatit teksa nisi zjarri. Zjarrfiksja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tij përreth.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë një aksident apo ka pasur ndonjë djegie të qëllimshme.
Komento